Maqedoni: A po zbatohen reformat në media?!

Vanhaute tha se në përputhje me reformat duhet të mbyllen 52 raste kundër gazetarëve si dhe rasti i Zoran Bozhinovskit

“Porosia ime deri te skena politike, e veçanërisht te Kuvendi se tani është koha më e mirë për të punuar, punuar dhe punuar, pasi që nuk është koha për pushim”, u shpreh Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg.

Dha porosinë e tij deri te subjektet politike e veçanërisht deri te organi më i lartë legjislativ që pavarësisht pushimeve verore të punojnë me përkushtim për zbatimin e reformave. Ish ndërmjetësi belg, Piter Vanhaute në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës disa herë ishte në Shkup për të ndihmuar procesin e reformave në media, por për shkak të mosmarrëveshjeve me VMRO-DPMNE-nw puna e tij mbeti pezull. Tani kur u formua Qeveria e re, ai sërish u kthye që ato propozime që i kishte prezantuar atëherë t’i vë në tavolinë

“Është e rëndësishme që në konsultimet publike të jenë të kyçur të gjithë autorët e rëndësishëm. Pas kësaj kuptohet procesi do të vazhdon në Kuvend. Se kur do të ketë vendim përfundimtarë për reformat, do të varet nga shpejtësia e punës së Kuvendit. Besojmë që së shpejti do të ketë edhe rezultat konkret të pranuar nga Kuvendi. Vlerësojë që të gjithë partnerët e opozitës duke përfshi edhe VMRO-DPMNE-në është mundësi që në mënyrë konstruktive të kyçen në dialogun në vazhdim”, tha Vanhojte.

Disa nga propozimet që i prezantoi ai, kanë të bëjnë me analizën e çështjes së financimit, çështjeve kadrovike dhe produksionit të servisit radio-difuziv, për të cilin siç tha për të funksionuar më mirë duhet të ndahen më së paku 1 përqind nga buxheti. Si pjesë që do të ndihmonte procesin e reformave në media Vanhote e theksoi edhe vet rregullimin e mediave pa ndërhyrje të Qeverisë.

Vanhaute shtoi se në përputhje me reformat duhet të mbyllen 52 raste kundër gazetarëve si dhe rasti i Zoran Bozhinovskit, i cili sipas tij në mënyrë të pajustifikuar qëndron aq gjatë në paraburgim, pa mos u nxjerr para organeve gjyqësore.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selamni tha se tani nuk ka kohë për të humbur dhe për të eksperimentuar, por se duhet bërë progres urgjent drejt zbatimit të reformave në fushën mediatike.

“Bisedimet apo ideja e reformave është që pikërisht ky propozim të vihet në tavolinë dhe të vihet në debat publik, e pastaj të procedohet edhe në Kuvend. Nëse qeveria lëviz në këtë drejtim, që zgjidhjet t’i kërkoj brenda këtij propozimi ne nuk kemi kurrfarë problem që në kuadër të mundësive tona ta mbështesim qeverinë, por dua të paralajmërojë se në qoftë se diçka del jashtë kësaj kornize, ne do kundërshtojmë”, tha Naser Selmani, Kryetar i SHGM-së.

Sipas Selmanit ky propozim-vendim nga java e ardhshme do të jetë i vendosur në debat të hapur , në të cilën do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, të cilat do mund të japin propozime dhe ide, me çka pritet që për dy jave të hyjë në procedurë parlamentare. Në vendimin ligjor nuk janë të përfshira mediat-online. Por siç informoi Selmani me kalimin e kohës do të gjendet një modus i përshtatshëm edhe për portalet./21Media

Back to top button