Të dielën, Tottenham do të përballet me Evertonin

Të dielën, Tottenham do të përballet me Evertonin

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino beson se Dele Alli do të rikthehet në formë, por tha se presioni ndaj lojtarit është i padrejtë.

Mesfushori i Tottenham është kritikuar për performancat e tij gjatë vitit 2019, ai është kritikuar edhe nga ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, i cili e akuzoi yllin anglez se e ka humbur “urinë” për lojën.

Pochettino e pranoi që Alli nuk ka luajtur mirë, por menaxheri i Spurs ka thënë se mesfushori është akoma në fillimin e karrierës.

“Ne duhet të kujtojmë se Dele është ende i ri dhe presioni ndaj tij është masiv. Ai ishte fantastik dhe sigurisht që nuk ka performuar aq mirë kohëve të fundit, por duhet të ndihmojmë të rikthehet në formë”, tha ai.

Të dielën, Tottenham do të jetë mysafir i Everton-it, duke filluar nga ora 17:30./21Media