Afër largimit nga Tottenhami

Afër largimit nga Tottenhami

Mauricio Pochettino pranoi se ishte shumë afër largimit nga Tottenhami sezonin e kaluar.

Tottenhami humbi në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-0 nga rivalët e tyre Liverpooli dhe Pochettino tha se nëse do të kishte fituar atë lojë më shumë mundësi do të largohej.

“Pas pesë vjetëve në Tottenham kam folur shumë për mënyrën se si Tottenhami duhet të luftojë me ekipet me të forta në Evropë dhe Angli. Nëse do ta fitoja Ligën e Kampionëve do të largohesha, por pasi e humba finalen nuk u ndjeva se duhej të largohesha në këtë mënyrë. Unë i dua sfidat e vështira sepse këto sfida me motivojnë mua për të bërë më të mirën”, deklaroi ai.