Kritikohet Guardiola

Kritikohet Guardiola

Ish lojtari i Manchester City-it, Trevor Sinclair ka thënë se Mauricio Pochettino do të ishte zgjidhja perfekte për ta zëvendësuar Guardiola, në Manchester City.

Pochettino është pa punë, pasi u shkarkua nga detyra te Tottenhami gjatë ditës së martë.

Sinclair beson që këtë sezon ish trajneri i Barcelonës duket i irrituar.

“Unë po e shikoj situatën në Man City, nuk kam dëgjuar asgjë, por Pep Guardiola duket i irrituar këtë sezon. Nëse ai largohet, unë nuk po them se ai do të, por nëse ai largohet nga Man City gjatë verës, unë mendoj se Pochettino do të ishte kandidati i përsosur për ta zëvendësuar”, tha ai.

Për Guardiola-n ky është viti i katërt në Premier Ligë dhe deri më tani ka arritur ta fitojë dy herë këtë titull./21Media