Podgoricës i hapën dyert e aleancës

Trump nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me ç’gjë u finalizua procedura e ratifikimit të protokollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Senati amerikan paraprakisht miratoi protokollin me shumicë absolute votash, pasi që 97 senatorë votuan në favor të anëtarësimit të Malit të Zi në aleancë, ndërsa vetëm dy ishin kundër, shkruan rtv21.tv

Senatorët, pasi që dhanë dritën e gjelbër për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, vlerësuan se ky anëtarësim do të forcojë NATO-n dhe njëkohësisht do të fuqizoi edhe demokracinë dhe sovranitetin e Malit të Zi.

Ata gjithashtu nënvizuan se anëtarësimi i Malit të Zi do të fuqizoi edhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do t’i dërgoi një porosi të fuqishme Rusisë, e cila po përpiqet që të pushtoi shtetet fqinje dhe të ndryshoi rregullin ndërkombëtarë.

Pasi që Trump nënshkroi protokollin, mbetet që procedurën e verifikimit ta finalizojnë vetëm edhe Holanda dhe Spanja. Zyrtarët malazezë presin që vendi i tyre të bëhet anëtarë me të drejta të plota i aleancës, në samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet në fund të majit./21Media

Back to top button