Podujevës do t’i shtohet Bulevardi dhe Sheshi i Dëshmorëve

Fillojnë punimet në ndërtimin e Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në Podujevë

Në Podujevë kanë filluar punimet në realizimin e projektit të ndërtimit të Bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve” në qendrën e qytetit.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Agim Veliu, duke bërë përurimin e solemn të fillimit të punimeve, ka vlerësuar se ky është njëri nga projektet më të rëndësishme në qytet.

“Sot filluam punimet në realizimin e njërit nga projektet më rëndësishëm për qytetin tonë,  ndërtimin e Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve, në qendrën e qytetit. Me investimet e bëra deri tash dhe projektet që po realizojmë, Podujeva po merr pamjen e një qyteti modern evropian”, ka thënë kryetari Veliu.

Projekti i ndërtimit të Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve është dy vjeçar, kurse me për shkak të fillimit të zhvillimit të punimeve një segment i Rrugës “Zahir Pajaziti” (nga udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “Dr.Bajram Krasniqi” deri te udhëkryqi i rrugëve “Zahir Pajaziti” – “19 Qershori” – Rruga e re tek Xhamia), prej sot është mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Gjatë kësaj periudhe kohore qytetarët do të mund të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët e tjera në qytet, duke përfshirë edhe rrugën e re tek Xhamia në anën perëndimore të lumit Llap./21Media

Back to top button