Ai mbi supe mbante titujt shtetëror “Nderi i kombit” dhe “Mjeshtër i madh”

Ai mbi supe mbante titujt shtetëror “Nderi i kombit” dhe “Mjeshtër i madh”

Vetëm katër ditë pasi u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë, në moshën 63 vjeçare vdiq valltari, Rexhep Çeliku.

Me këtë rast, poeti Mentor Thaqi ia ka dedikuar një poezi valltarit të njohur, Rexhep Çelikut.

VALLTARI SKYFTER ÇELIKU
(Maestro Rexhep Çeliku-t, nderim postmortum)

Shqiponjë e thërrisnin, bukurdo,
fluturonte n´valle krahëhapur,
pashgjatësinë e krahëgjanësinë … t´pamatur

DervishShaqë e BesimZekth Shqipnie
i thonin shumë të tjerë,
Lis me Plis Malësie, Yll-Artist Arbënie

N´hapërim, n´grimasa … n´hapje krahësh …
Çelik,
shpirtëbutësinë malësore, qeshjen engjëllore,
bujar, shqiptar … tipik … Etnik

Sa lumturohej syri n´shikim vallëzimi,
ec e zë vend ulur, trupi e shpirti flakërohej,
ai, n´pamje Kreshniku,
i fismi, i sojshmi, epiku …
pak xhelozi sa dashuni shihej te Shqiponjat
për djalin e tyre … më shkëmb se shkëmbi

“O festë të madhe … o ka Shqipnia …”
i kish mbetur refren n´mëndje, n´ëndje,
nga Dervishi, Demushi, Besimi … nga mjeshter Bogdani,
dhe, vulë moti ke Rexhepi … që Legjendë mbeti

E sot … Lotin të falë Shqipnia,
o Mjeshtër, modest, i heshtur,
respektin, dashuninë, kujtimin, nderimin …
do t´i kesh pa rreshtur

Ah … pse kaq të ftohtë k´ta Kallnorë Arbnor-ë

(Mentor Thaqi 12 Kallnor 2018)

I njohur për performancat e tij të jashtëzakonshme të valleve shqiptare, Çeliku u prezantua në rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role, brenda dhe jashtë Shqipërisë./21Media