Thuhet se Pogba ka marrë vendimin për të luajtur nën urdhrat e Zidane

Thuhet se Pogba ka marrë vendimin për të luajtur nën urdhrat e Zidane

Paul Pogba kërkon me çdo kusht Real Madridin. Kjo erdhi pas fjalëve të djeshme të mesfushorit francez, i cili haptazi tregoi se kërkon largimin nga Manchester United.

Sipas “AS”, burime të afërta të lojtarit bëjnë të ditur se Pogba tashmë ka marrë vendimin për të luajtur nën urdhrat e Zidane.

“Por, do të jetë e vështirë të largohet nga atje, do të jetë një nga ato negociata që zgjasin gjatë gjithë verës”, tha një burim për prestigjiozen “AS”.

Por, Reali nuk dëshiron të paguajë shifrën prej 160 milionë eurosh që Manchesteri kërkon, teksa nuk ka as marëdhënie të mira me agjentin e Pogbas, Mino Raiola.

Mbetet të shihet në javët në vijim e ardhmja e Pogbas, teksa merkato në Premier League mbyllet në 8 gusht.