Pogba kërkon 600 mijë funta në javë

Pogba kërkon 600 mijë funta në javë

Sipas disa mediave italiane, Pogba ka kërkuar t’i dyfishohet paga për të qëndruar në United. Ai kërkon rreth 600 mijë funta në javë.

Ylli i Francës ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021, por ai dhe agjenti Mino Raiola kohët e fundit kanë rënë dakord për të filluar negociata për një marrëveshje të re. Pogba ka thënë që nëse “Djajtë e Kuq” duan ta mbajnë në skuadër, ata duhet të dyfishojnë pagën e tij.

Real Madridi dhe Juventusi kanë shprehur interesim për mesfushorin francez gjatë verës së kaluar./21Media