Futbollisti ka kërkuar të shitet në këtë muaj

Futbollisti ka kërkuar të shitet në këtë muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka kërcënuar bordin e “djajve të kuq”.

Francezi po shpreson që të transferohet në Real Madrid, para se të mbyllet afati kalimtar.

Mediat angleze raportojnë se francezi ka kërkuar nga drejtori i klubit, Ed Woodward të shitet këtë muaj, ose sezonin tjetër do të largohet si lojtar i lirë.

Woodward po kërkon që lojtari të qëndrojë këtë sezon, mirëpo Pogba ka thënë se nëse nuk shitet brenda një kohe të shkurtër do të luajë derisa kontrata e tij të përfundojë dhe pastaj do të largohet si lojtar i lirë.