Solskjaer nuk shqetësohet për të ardhmen

Solskjaer nuk shqetësohet për të ardhmen

Duke iu referuar interesimit të Real Madridit, për transferimin e Paul Pogba-s, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë që mesfushori nuk do të shkojë askund.

Edhe pse është mbyllur afati kalimtarë spekulimet për një transferimin e mundshëm të mesfushorit francez, te ekipi spanjoll, po vazhdojnë.

Në një intervistë, trajneri i “Djajve të Kuq” tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e mesfushorit.

“Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Paul nuk do të shkojë askund. Është i përkushtuar ndaj Manchester United”, tha ai.

Paul Pogba për shkak të një lëndimi, nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit për ndeshjen me West Ham. Kjo ndeshje do të luhet sot, nga ora 15:00./21Media