Transferimi gjithnjë e më i mundshëm

Transferimi gjithnjë e më i mundshëm

Mesfushori francez, Paul Pogba, pritet të rikthehet shumë shpejt të luaj për skuadrën e Manchester Unitedit.

Mirëpo me rikthimin e tij në fushë, edhe thashethemet për të ardhmen e tij janë kthyer.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, Pogba është duke e preferuar një transferim tek Reali më shumë se sa një rikthim të mundshëm në kampionatin italian, tek ish skuadra e tij Juventusi.

Është vet Zinedine Zidane që është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit francez dhe tanimë një transferim i tij në Real Madrid duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm./21Media