Pogba rikthehet te Juventus-i

Paul Pogba është rikthyer zyrtarisht te Juventus-i, pas pesë vjetëve të kaluara në Old Traford te Manchester United.
29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër me të cilën do të qëndrojë në Allianz Stadium deri në verën e vitit 2026.
“Është zyrtare, Paul Pogba rikthehet me fanellën bardhezi”, ka shkruar Juventus-i, duke publikuar videon e prezantimit të mesfushorit francez.
Te Juventus-i, Pogba ka zgjedhur fanellën numër 10 e cila deri më tani ishte bartur nga Paulo Dybala.
Juventus-i ka publikuar një video të shkurtër ku Pogba shprehet i lumtur për rikthimin./21Media

Back to top button