Polica arrestoi 23 persona në përvjetorin e pavarësisë

Gjobiten afro 800 shoferë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 17 shkurtit.

Sipas tyre, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 33 aksidente komunikacioni. 12 prej tyre me të lënduar, ndërsa 21 tjera vetëm më dëme materiale, shkruan 21Media.

Polica e Kosovës sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik ka shqiptuar gjithsej 783 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale policia ka arrestuar 23 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button