Sindikata në protestë

Sindikata në protestë

Sindikata e pavarur e Policisë në Maqedoninë e Veriut sot ka dal në protestë në rrugët e Shkupit. Ata kërkojnë 25% rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës Goce Dellçev, tha se policia nuk ka marrë rrogë dhe i dha ultimatum prej 15 ditëve ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për të përmbushur kërkesat e tyre.

Stacioni i parë ku ndaluan protestuesit ishte në kryqëzimin tek MTV. Nga aty pjesëmarrësit në protestë do të lëvizin drejt Lidhjes së sindikatave ku do të dorëzojnë letrën me kërkesa. Lokacioni i radhës do të jetë ndërtesa e BE-së dhe në fund përpara ndërtesës së MPB./TV21