Jody Thompson  e ka adoptuar vogëlushin John, i cili ishte torturuar brutalisht nga prindërit

Jody Thompson  e ka adoptuar vogëlushin John, i cili ishte torturuar brutalisht nga prindërit

Jody Thompson nga Oklahoma e Shteteve të Bashkuara, e ka adoptuar vogëlushin John, i cili ishte torturuar brutalisht nga prindërit e tij biologjikë. Kur e ka parë polici për herë të parë, tetëvjeçari ishte i mbuluar nga gërvishtjet, peshonte rreth 20 kilogramë dhe dridhej pasi sapo ishte nxjerrë nga një kazan me ujë të ftohtë.

Jody nuk ka qenë në detyrë, por me të marrë lajmin në radiolidhje ka shkuar në stacion, duke nisur menjëherë trajtimin e rastit. “Qëndronte i ndrojtur dhe dridhej nga të ftohtit. Që atëherë kuptova se unë jam i vetmi njeri që do ta shpëtojë këtë fëmijë”, ka thënë Thompson.

“Kam hetuar rastet e abuzimit të fëmijëve më parë. Mendova se më mirë të shkoj dhe të përgjigjem”. Pasi arriti në skenë, Thompson u trondit kur pa se 8-vjeçari ishte lënduar keq. “Nuk kishte vend në trupin e tij që nuk kishte shenja. Ishte gjëja më e keqe që e kam parë ndonjëherë”, tha ai.

Pasi e mbuloi djaloshin, Thompson e mori atë në Qendrën e Fëmijëve në Oklahoma kështu që detektivët t’i bënin fotografi abuzimit. Pak pas kësaj, Thompson e dërgoi atë në spital dhe e priti gjithë ditën. Prej atij momenti, ai e kuptoi se dëshiron të kujdeset për të për gjithë jetën.

“U ula me të dhe kur u pranua në njësinë e kujdesit intensiv, qëndrova ulur gjithë natën deri të nesërmen”, tha ai. Pas dy ditësh që e birësoi zyrtarisht dhe që jetonin bashkë në një shtëpi, Jody kupton se gruaja tij është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë. Por, ata adoptuan edhe motrën e Johnit, që kishte lindur kur nënën e kishte ende në burg.

“Është një fëmijë i mrekullueshëm, që ka nota maksimale në shkollë dhe sjellje të përkryera”, ka shtuar polici, për fëmijën që tani ka dhjet vjet.