Polici i ndjerë, Sami Thaqi shpallet “hero i Kosovës”

Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nderoi policin e ndjerë që u vra në detyrë mbrëmë, Sami Thaqin, me titullin “Hero i Kosovës”. Në një shkrim në Facebook, Thaçi u shpreh se heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës.

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”.

Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë.”, shkroi ai.

Në mbledhje e sotme të Qeverisë është aprovuar kërkesa që 15 mijë euro të ndahen për familjen e policit që vdiq mbrëmë. Ndërsa janë ndarë nga 10 mijë euro për dy policët e lënduar në aksionin e mbrëmshëm antidrogë në Zhur të Prizrenit, Artur Mrasorin dhe Jetmir Hasanin./21Media

Back to top button