I plagosuri në gjendje të rëndë

I plagosuri në gjendje të rëndë

Një punonjës civil në policinë e Dibrës u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij polic pas një sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se autori është Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë Ndihmës-Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi ai është konfliktuar A.R., specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër). 55-vjeçari ka përdorur armën e punës në konflikt.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë. Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur për ta përcjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.