Polici vret veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Korçës, ku një polic ka vrarë veten në një qendër votimi

Bëhet fjalë për qendrën e votimit të fshatit Dishnicë në Korçë dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i policit, i cili ka vrarë veten me armën e shërbimit, me pistoletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ora 00.15. Viktima është shtetasi Ameli Vila, i datëlindjes 967 nga fshati Zboq.

Polici ka vrarë veten gjatë kohës që ishte në shërbim dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Deklarata e policise:Informacion paraprak:

Më datë 24.06.2017, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Back to top button