Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për rrethanat e vdekjes së 29 vjeçarit në Lagjen “Qafa” të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur të martën paradite

Kurse, zëdhënësi i policisë Agron Borovci ka sqaruar se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë

“Me 09.04.2019 rreth orës 05:00 policia ka marrë informatën për dyshimin se në një shtëpi në rrugën “Enver Zyberi” në Prishtinë, gjendet një trup i pa jetë.

Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve konform situatës.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë mundësuar depërtimin brenda shtëpisë në fjale ku edhe është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli 29 vjeçar” ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion ashtu që të përcaktohen shkaqet e vdekjes, përderisa policia ka vazhduar me hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me qellim të sqarimit të plote të saj”ka thënë Borovci. /kallxo.com