Asnjë aksident me fatalitet

Asnjë aksident me fatalitet

Në rrugët e Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 40 aksidente. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet. Me lëndime numërohen 19 aksidente, ndërsa 21 aksidente pa të lënduar.

Policia ka shqiptuar 1 mijë e 89 tiketa trafiku për shkelësit e ligjit. Ndërkaq ka bërë 33 arrestime, 18 prej tyre janë në mbajtje, kurse 5 personave u është caktuar masa për vuajtje të dënimit./21Media