I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

I është caktuar masa e ndalimit për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumentit zyrtar.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas hetimeve disa mojore, me autorizim të prokurorisë kompetente ka siguruar dëshmi në lidhje me  dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari me iniciale (B.K.) zyrtar në Gjilan, dyshohet se ka falsifikuar dokumente/vërtetime që ndërlidhen me tatimin në pronë”, thuhet në komunikatën e dërguar.

Policia sot ka intervistuar të dyshuarin në prezencë të avkotatit sipas autorizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media