Në vitin 2018 Mahmutaj  u zhduk pa lënë gjurmë

Në vitin 2018 Mahmutaj  u zhduk pa lënë gjurmë

Me një lajmërim të shpërndarë në 8 korrik të vitit 2019, policia angleze, ka shpallur person në kërkim shqiptarin Hektor Mahmutaj 44 vjeçar, i akuzuar për vrasje në Shqipëri.

Në emër të autoriteteve shqiptare, Mahmutaj u arrestua më Angli në 11 janar të vitit 2018 dhe u la në liri me kusht deri në ekstradimit të tij.

Më 27 mars të vitit 2018 ai shkel urdhrin e policisë dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Autoritetet britanike të Njësisë së Ekstradimit kanë publikuar më 8 korrik të këtij vitit, fotografinë e tij duke kërkuar informacion dhe në mënyrë anonime nga çdokush që ka dijeni për vendndodhjen e tij./oranews