Policia e gjen të vdekur 60 vjeçarin që dyshohet se jetonte i vetëm

Policia jep detaje për vdekjen në kryeqytet

Policia e Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të një 60 vjeçari i cili dyshohet se jetonte i vetëm.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:11 në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekëses Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button