Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik
10 Gusht 2019
Policia apelon për respektimin e rregullave të trafikut rrugor
Policia apelon për respektimin e rregullave të trafikut rrugor
Policia e Kosovës vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.
Duke e parë shtimin e automjeteve përgjatë sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik.
Policia e Kosovës, ka uruar që kjo festë të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik, në të kundërtën do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.