Shqiptohen mbi 1 mijë tiketa dënimi

Shqiptohen mbi 1 mijë tiketa dënimi

26 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë. 10 prej 26 të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq, numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë. Kështu, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 52 aksidente trafiku, prej tyre 16 me të lënduar dhe 36 me dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm dje policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 496 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion./21Media