Policia publikon statistikat për 24 orët e fundit

Policia publikon statistikat për 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 665 tiketa dënimi.

Në statistikat e Policisë thuhet se gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, 17 prej tyre me të lënduar dhe 24 vetëm më dëme materiale.

Ndërsa për vepra penale të ndryshme janë arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit./21Media