Policia e Kosovës bastis Telekomin

Mashtrimi në Telekom

Policia e Kosovës është duke bastisur Telekomin e Kosovës.

Rastin për 21 Media e kokonfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke e realizuar një operacion policor”, ka thënë Kelani duke shtuar se pas përfundimit të operacionit do të informojnë për detaje.

Rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro, kur një shtetas nga Maqedonia e Veriut përdori dokumente të falsifikuara për një kontratë për ofrimin e disa shërbimeve.

Rasti ishte iniciuar nga vetë Telekomi në Polici, ku si pasojë në dhjetor të vitit të kaluar është arrestuar i dyshuari në Ferizaj nga Policia e Kosovës./21Media

Back to top button