Policia apel qytetarëve: Festoni me zemër, jo me armë

Policia apel qytetarëve: Festoni me zemër, jo me armë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara, ka sekuestruar dy armë që dyshohet se u përdorën gjatë ahengjeve familjare.

Në fshatin Studenqan të Suharekës, Policia ka intervenuar për shkak të përdorimi të armëve dhe ka njoftuar prokurorin kujdestar të Shtetit. Më pas rastet janë dërguar për procedurë të rregullt hetimore.

Armët e sekuestruara janë njëri i tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur, ndërsa i dyti një revolver e tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.

“Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media