Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Policia e Kosovës dje me të marr informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.

Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe: Dy vetura, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave, tre telefona, para të gatshme 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë,

Sipas policisë dy të dyshuarit e arrestuarit janë: A. M 1979 M Shqipëtar / Shqipërisë A. M 1995 M Shqipëtar / Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, po ashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media