Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në dy lokacione në Prishtinë

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në dy lokacione në Prishtinë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknikës, pas një hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, sot rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshohej se ka lëndë narkotike.

Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë, thuhet në njoftimin e dërguar nga policia.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej: 47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor janë arrestuar gjashtë të dyshuar:  J.M viti i lindjes 1945, mashkull, kosovar, shqiptar; B.B viti i lindjes 1988, mashkull, kosovar, shqiptar; A.L viti i lindjes 1995, mashkull, kosovar, shqiptar; I.B viti i lindjes 1980, mashkull, kosovar, shqiptar; B.F viti i lindjes 1978, mashkull, kosovar, shqiptar dhe F.S viti i lindjes 1985, mashkull, kosovar, shqiptar.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes./21Media