Nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit

Nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit

Me rastin e zhvillimit të ndeshjes së futbollit ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, Policia e Kosovës përmes një urdhëri operativ ka përcaktuar planifikimet operacionale për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje në aspektin e sigurisë.

“Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndermarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kunderligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veqanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve, etj”, ka njoftuar policia.

Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë.

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen historike të saj me Anglinë./21Media