Rasti ka ndodhur në momentin kur policia ka tentuar ta ndalonte një automjet

Rasti ka ndodhur në momentin kur policia ka tentuar ta ndalonte një automjet

Rreth orës 19:40, disa zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në fshatin Joshanicë të Leposaviqit. Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka treguar se kjo ka ndodhur në momentin kur zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalonin një automjet, për të cilin dyshonin se po barte mallra të kontrabanduara.

Mirëpo sipas Kelanit, i njejti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policor, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë.

Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare“, ka thënë Kelani për rtv21.

Nuk raportohet për persona të lënduar, përderisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente. /21Media