Nesër do të jetë edhe ekspozita policore në Muzeun e Kosovës

Nesër do të jetë edhe ekspozita policore në Muzeun e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe sot po vazhdojnë aktivitetet sportive në shenjë të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të saj.

Për sot janë paraparë gara në futboll, që zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Nesër nga ora 09:00 deri në 16:00 do të ketë gara në volejboll, të cilat do të mbahen në pallatin e sporteve ‘Bill Klinton ‘ në Ferizaj.

Po ashtu nesër do të jetë edhe ekspozita policore në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 19:00, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 9 shtator.

Nga data 3 shtator deri me datë 6 shtator, kur do të mbahet ceremonia kryesore, do të ketë aktivitete në vazhdimësi, bazuar në agjendën në vijim:

Më 3 shtator garat e vrapimit (kros), vendi: Mitrovicë, stadiumi ‘Adem Jashari’, të njëjtën ditë nga ora 11:00 deri në 13:00 do të ketë aktivitete policore në kryeqytet, sheshi “Zahir Pajaziti”.

Më 4 shtator lojërat në pingpong, vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.

Më 4 shtator ora 8:00 – 16:00 organizohet “Porta e Hapur”, në të gjitha stacionet policore).

Të nesërmen, ora 10:00 finalja në futboll,  vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.

Më 6 shtator ora 10:00, ceremonia kryesore vendi ‘White Garden Event’, magjistralja Prishtinë –Ferizaj (km i 12-të).

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi./kallxo.com