Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli

Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpoli

Një 34 vjeçar rus, ish luftëtar i ISIS është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga Drejtoria e Antiterrorit në policinë e Shqipërisë.

Në pranga ra Rasul Mislaev 34 vjeç nga Norilsk i Rusisë. Kapja e tij u bë pas një pune disamujore të shërbimeve inteligjente, të cilat kishin informacione se 34 vjecari ishte pjesë e organizates terroriste.

Sipas policisë i riu kishte mbarritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm dhe prej një viti ai fshihej.

Rasul Mislaev ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska që prej 8 prillit 2015. 34-vjeçari kërkohej nga Rusia për terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Hetimet zbuluan se 34 vjeçari në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS). Që prej asaj kohë ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./vizionplus