Policia e Shqipërisë me prioritet të jashtëzakonshëm

Pas zgjedhjeve, prioritet hashashi

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako gjatë një takimi me drejtorët qendrorë dhe ata vendorë, i ka falënderuar ata për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Çako ka vlerësuar punën e gjithë punonjësve të policisë, rolin e tyre, ku pavarësisht temperaturave politike të cilat shpesh herë tentuan ta përbaltin punën e policisë apo ta akuzonin këtë të fundit për njëanshmëri, reaguan me profesionalizëm.

Çako është ndalur në përmbushjen e një prioriteti tjetër madhor për Policinë e Shtetit, në parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, prioritet ky mbarëkombëtar i shpallur nga qeveria.

“Jemi në një moment shumë deçiziv të një prioriteti tjetër të jashtëzakonshëm do ta quaja, që është ai i planit veprimit të luftës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të tyre, e cila është një pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare, e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e Policisë së Shtetit. Ky prioritet kërkon angazhimin e gjithësecilit. Ky aksion kërkon të mos ndalet më në asnjë minutë. Veç aspektit të kontrollit të territorit i cili është baza dhe ju jeni të bindur të gjithë që ky rezultat që kemi aktualisht, është produkt i një pune të nisur që në fillim të vitit, që në janar me kontrollin e të gjitha ambienteve. Me kontrollin e të gjitha tuneleve, serave ose ambienteve të dyshuara dhe zonave në risk. Çdo moment i fillimit të operacionit, dua që të ketë një angazhim sikur e fillojmë nga e para”, ka deklaruar Çako.

Back to top button