Policia është duke e hetuar rastin në QKUK

Rastin ku dyshohet se në një pjesë të zyrave ku ndodhet administrata e QKUK, ka dyshime për hyrje të pa autorizuar të personave është duke u hetuar nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:50, policia ka pranuar informatën se në QKUK, saktësisht në zyrat e administratës, kanë hyrë persona të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, si dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit përkatës kanë hapë rastin ‘Dëmtim prone’, rast ky që dyshohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës.

Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit.

Pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formojë një komision i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit dhe zyrave në përgjithësi./21Media

Back to top button