Ndalohet një autobus që dyshohet për bartje të eksplozivëve

Ndalohet një autobus që dyshohet për bartje të eksplozivëve

Policia kufitare në Jarinje, pikën kufitare në pjesën veriore të Kosovës, ka ndaluar një autobus në të cilin janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore.

Lajmin për  RTV 21  e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Ështe ndaluar një autobus në hyrje në pikën kufitare në Jarinje, gjatë kontrollit është gjetur mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet relevante policore janë  duke kryer hetime dhe verifikime të mjetit të dyshuar. Si rezultat i veprimit policor tre persona serb janë shoqëruar në polici” ka thënë Kelani./21Media