Policia nuk ka arritur ta identifikojë personin që i kanë rënë paratë

Policia nuk ka arritur ta identifikojë personin që i kanë rënë paratë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se me datën 28 prill kanë pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave.

Megjithëse siç thuhet në komunikatë, nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur.

Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, policia kërkon që qytetari të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë./21Media