Policia gjermane vret një person që tentoi t’i therte policët

Nuk pranoi të bashkëpunonte oficerët

Policia gjermane ka qëlluar për vdekje një person që u përpoq të sulmonte oficerët me thikë në qytetin e Gelsenkirchen.

“Burri goditi një makinë policie me një objekt dhe u përpoq të sulmojë oficerët që ishin duke qëndruar pranë automjetit”, tha një zëdhënës i policisë.

Ai mbante një thikë pas shpine dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me oficerët, transmeton rtv21.tv.

Burri, i cili ishte turk, u paralajmërua nga oficerët që të ndalonte sulmin para se të pushkatohej, por nuk pranoi.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania e ka ngritur nivelin e alarmit për sulme të mundshme terroriste.

Ngjarja erdhi disa orë pasi policia në Francë plagosi një person i cili kishte sulmuar një grup policie me thikë në qytetin lindor të Metz.

Zyra e prokurorit lokal tha se burri ishte në listën e personave nën përcjellje për lidhje me grupet militant/21Media

Back to top button