Policia i gjen marihuanë 18 vjeçarit

Patrulla policore e stacionit policor në Viti, gjatë një kontrolli rutinor ka ndaluar personin e dyshuar Sh.M. (2004) tek i cili gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave të tij është gjetur një qese plastike në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan./21Media

Back to top button