Policia identifikon të dyshuarin e sulmit në Strasbourg

Sipas policisë, i dyshari ka të kaluar kriminale

Policia e Francës ka identifikuar të dyshuarin që mbrëmë gjuajti me armë afër një tregu Krishtlindje në Strasbourg.

I dyshuari është Cherif Chekatt, 29 vjeçar, që sipas Policisë ka një të kaluar të dhunshme, shkruan ‘Daily Mail’.

29-vjeçari ka dosje penale në Polici, pasi më parë kishte kërcënuar shtetin francez dhe shërbimet e sigurisë.

Sipas një burimi të afërt me hetimin, ai ishte dënuar me dy vjet burg në vitin 2011 për një sulm me thikë në një 16-vjeçar. Dje zyrtarë francezë konfirmuan se ai ishte në listën për arsyet e lidhura me radikalizmin.

Numri i të vrarëve në sulmin në Strasbourg është tre, ndërsa 12 të tjerë janë të plagosur, nga të cilët gjashtë janë në gjendje të rëndë.

Back to top button