Nuk ka vonuar edhe reagimi i futbollistit

Nuk ka vonuar edhe reagimi i futbollistit

Ish-lojtari i Interit e Milanit, Balotelli, ka gjetur paqen në Francë, ku rrallë herë përfundon në media si “djali i keq”, por në Italia ai ka mbetur i njëjti.

Ai është ndalur nga policia në Breshia teksa po lëvizte me Ferrarin e tij me 200 kilometra në orë.

“Il Giornale di Vicenza” shkruan se policia ka pikasur një Ferrari dhe një Lamborghini teksa po lëviznin tej normave të lejuara, ndërsa më pas është mësuar se Ferrari drejtohej nga Balotelli, ndërsa makina tjetër drejtohej nga një mik i futbollistit.

Raportohet se lojtari i Nice është dënuar me gjobë.

Megjithatë Balotelli ka postuar në një video në rrjetet sociale kur e përgënjeshtron shkeljen e bërë./21Media