Me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet për sqarim të rastit

Me urdhër të prokurorit kanë filluar hetimet për sqarim të rastit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me përleshjen e mbrëmshme në mes të Dardan Molliqajt nga PSD dhe Haki Abazit nga VV, pas një debati në një emision.

Policia ka intervistuar personat e perfshirë në rast.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën lidhur me një incident (përleshje fizike), në Fushë Kosovë. Pasi që kanë përfunduar procedurat e nevojshme policore lidhur me ngjarjen në fjalë, është iniciuar rasti sulm. Pas intervistimit të personave të perfshirë në rast, Njesiti i hetimeve të Përgjithshme në koordinim me prokurorinë përkatëse kanë filluar një hetim dhe janë duke punuar për sqarimin të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, i cili me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe, kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në një pronocim publik ka theksuar se është sulmuar nga Dardan Molliqaj dhe shoqëruesi i tij, pas emisionit në T7. Kurse, Molliqaj ka shkruar publikisht se asgjë nuk ka ndodhur jashtë studios, përveç një debati me pak tensione. /21Media