Policia arrestoi 5 persona, 2 të tjerë në arrati

Policia arrestoi 5 persona, 2 të tjerë në arrati

Mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen “Arbëria” në Prishtinë ka ndodhur një rrahje ndërmjet disa personave, me ç’rast janë lënduar dy persona.

Policia sot ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona të dyshuar.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjetër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar-në arrati”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje.

Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Portali rtv21.tv ka kontaktar me drejtorin e kirurgjisë abdominale në QKUK, Ferat Sallahun. Sallahu ka thënë se gjendja e pacientit është e mirë, stabile dhe e ka kaluar rrezikun për jetë./21Media