Tre persona të lënduar

Tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” Prishtinë ku është përfshirë një kamion dhe 9 vetura.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se deri më tani tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informaten për një aksident trafiku në rrugën “Agim Rmadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion”, tha Ahmeti.

Me rastin po merren njësitet përkatëse./21Media