Dy të vdekur, tre të lënduar

Dy të vdekur, tre të lënduar

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka thënë Kelani për rtv21.tv.

Policia ka njoftuar se kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative.

Kujtojmë se dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Ferizaj./21Media