Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Drenas

Arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur dje në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit.

Shoferi i cili ka goditur këmbësoren me veturë është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Dje rreth orës 18:00, në fshatin Korreticë e Poshtme të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësore ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Ø Gj femër (1968) , e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ngasësi i automjetit Golf,  F. G , 38 vjeç,  mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia përmes një komunikate./21Media

Back to top button