Në aksident janë përfshirë dy vetura

Në aksident janë përfshirë dy vetura

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti trafiku, që ka ndodhur mbrëmjen e së hënes në fshatin Fortesë të Rahovecit rreth ores 19:15.

Komandanti i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Albin Sahatqija për portalin rtv21.tv ka dhënë detaje të reja rreth këtij aksidenti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur për shkak se drejtuesi i automjetit Passat, tani i lënduar dhe dërguar në QKUK, duke shkuar në drejtim të Rahovecit, dhe në fshatin Fortesë ka bërë një kthim të pakujdesshëm majtas për të dalë nga rruga kryesore, ku dhe është goditur në krahun e djathtë të derës së përparme nga vetura që ka qenë në përballëkalim, në drejtim të Gjakovës.

Gjatë qarkullimit në aksin rrugor Xerxe-Rahovec kur arrin në fshatin Fortesë ka bërë kthim majtas të pakujdeseshëm duke u shkyqur nga rruga kryesore, më qast goditet në krahun e djathtë të derës së përparme nga  nga vetura Mercedes, i cili ishte duke ardhur në perballkalim në drejtim të Gjakovës”, ka thënë Sahatqija.

Sipas komandantit të Trafikut, si pasojë e aksidentit, lëndime truprore ka pësuar shkaktari i aksidentit ndërsa ka vdekur pasagjeri i ulur në automjetin Passat. /21Media