Policia jep detaje për aksidentin në Ulpianë 

37 vjeçari goditet nga vetura, ka marrë lëndime të lehta trupore

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” në lagjen Ulpianë në Prishtinë.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, këmbësori V.K (37 vjeç), ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në lagjen Ulpiana, ku një veturë në lëvizje e ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit V.K 37 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merren njësitë relevante të policisë”, ka thënë për rtv21.tv Flora Ahmeti./21Media

Back to top button